Akuzohet për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra drejtori i shkollës në Pogradec

Drejtoria Vendore e Arsimit Parauniversitar në Korçë ka pezulluar nga detyra drejtorin e shkollës së fshatit Stropckë të qytetit të Pogradecit, Adriatik Haxhillari, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy vajza 14-vjeçare.

Deri në përfundim të hetimeve që po kryhen ndaj tij, Haxhillari do të jetë i pezulluar.

Ndërkohë pritet që ditën e nesërme i akuzuari të paraqitet pranë gjykatës për masën e tij të sigurisë, 3 ditë pasi ra në prangat e policisë.

Sipas vajzave ngacmimi seksual ndaj të miturave ka nisur rreth 2 javë më parë.

Vëllai i njërës prej vajzave, i cili pasi pa mesazhet në telefonin e së motrës ushtroi dhunë mbi 59-vjeçarin.

Më pas, familjarët e të miturave e denoncuan rastin në Drejtorinë Vendore Arsimore.

Të Fundit