Rama: Bashkohuni të gjithë, të pastrojmë njëherë e mirë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, këtë fillim jave e ka nisur duke përcjellë një mesazh për të gjithë shqiptarët për pastrimin e territorit.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë iu bën thirrje të gjithëve që t’i bashkohen nismës së qeverisë për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë.

Më tej, Rama shkruan se trupi i Shqipërisë nuk duhet ndotur duke treguar kështu patriotizmin ndaj atdheut.

“Mirëmëngjes, dhe me thirrjen që të gjithë të na bashkohen për ta pastruar njëherë e mirë Shqipërinë, së paku duke mos e ndotur më tej trupin e saj të mrekullueshëm, e duke e treguar dashurinë e krenarinë për atdheun me patriotizmin elementar të respektit për mjedisin e tij, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Ditën e djeshme nga Vlora, kryeministri njoftoi një projekt të ri në kuadër të pastrimit të mjedisit.

Të Fundit