I pezulluar dhe akuzuar për korrupsion, rikthehet në profesion mjeku Edvin Prifti

Pas 1 viti e 3 muaj pezullim, kardiokirurgu Edvin Prifti  do të ushtrojë sërish profesionin e tij. Gazetarja Klodiana Lala bëri të ditur se Gjykata e Posaçme ka marrë sot vendimin për të rrëzuar masën e “pezullimit nga detyra”, për Priftin.

Kardiokirurgu Edvin Prifti është duke u hetuar për korrupsion dhe pastrim parash

Emri i Priftit doli në përgjimet e SPAK  gjatë hetimit te nje rasti korrupsioni në Gjykatën e Krujës, ku në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha e prej asaj kohe, kardiologu po vijon një përballje të ashpër me drejtësinë.

Ndërkohë, u pezullua sërish nga detyra pasi u akuza nga një qytetar se i kishte marrë një shumë parash për operacionin e nënës. Dyshohej se Prifti kishte marrë valvulën në spitalin shtetëror dhe ia kishte vënë pacientes. Nga verifikimet e bëra nga QSUT rezultoi se nuk mungonte një e tillë, kështu që pretendimi i prokurisë ka rënë, thanë avokatët.

Megjithatë, gjykata e la në fuqi masën e pezullimit për mjekun deri në muajin gusht.

Të Fundit