Helmimi nga uji në Kukës, kryebashkiaku Gjici: Uji i pijshëm i përzierë me ujin vaditës doli i pastër nga ISHP-ja

Uji i pijshëm në Kukës është i pastër. Kjo është përgjigja e analizave të bëra nga mostrat e marra nga ISHP për rastin në fjalë pasi një numër i madh qytetarësh u paraqitën me bark e të vjella në Sptalin Rajonal.

Pas daljes së rezultateve, ka reaguar vetë kryetari i Bashkisë Kukës Safet Gjici. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që ta pinë ujin, pasi ai vetë mban përgjegjësi të plotë. Gjici theksoi po ashtu se rasti i lagjes Muja në Shtiqen ishte i izoluar dhe se nuk kishte lidhje me tubin kryesor.

Sa i përket helmimeve, kryebashkiaku i Kukësit thotë se është “krahu i PD-së ai që do të përhapë panik”

“Ka ardhur përgjigjia e analizave, me firmë me vulë, shikojini zero, zero. I keni te Instituti publik, ju bëj thirrje qytetarëve ta pinë ujtin, e them me përgjegjësi të plotë. Nuk mund të flasësh, është çështje e prekshme për ne, nga sot kemi të gjitha analizat një për një.

Merrni dhe bëjini kopje. Një rast i izoluar në lagjen Muja në Shtiqen, por ky rast s’ka lidhje me tubin kryesor, por me shtëpinë.

Fjala helmim do të thotë se mijëra qytetarë të ishin në spital, të gjithë ata shpifësat e që hapën panik, kjo lloj viroze mund të vinte, këta ta interpretojnë si të duan.

Krahu i PD-së ka perhap panik, kishim disa qytetarë te spitali dhe shkova u interesova. ISHP ka punën e tij, laboratori i AKU-së ka punën e tij, këto qytetarë kanë virozë, kemi pas raste dhe në dimër. Shumë qytetarë kanë ikur kanë bërë serum e s’ka pas problem, ka të tjerë që kanë pirë ujë të blerë.

Ne nuk dilnim dot në deklaratë pa dalë analizat, është shumë e thjeshtë të thuash që uji është helmuar dhe se duan ta fshehin, u bëj thirrje kuksianëve të pinë ujtin se janë kryer analiza të thella.”

Një ditë më parë Gjici deklaroi se uji ishte përzier me ujin vaditës pasi është bërë ndërhyrje nga një banor dhe për këtë rast po merret policia për hetime të mëtejshme.

Të Fundit