Hapja e rrugës Kardhiq-Delvinë,grupi polifonik këngë për Ramën dhe Ballukun

Ditën e sotme është hapur qarkullimi për automjetet në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë që shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës.
Ndërkohë që hapja e kësaj rruge është shoqëruar me këngë e valle në tunelin e Skërficës. Sikurse duket në video kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Energjisë, Belinda Balluku, deputeti i PS Damian Gjiknuri, si dhe qytetarë të shumtë kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e hapjes.
Rama së bashku me ministrat e deputetët që e shoqërojnë është pritur me këngë nga një grup polifonik. Sikurse shihet edhe në video kënga që i dedikohet deputetit Gjiknuri, kryeministrit dhe ministres Balluku ka shkaktuar buzëqeshje tek ata vetë.
Nuk është hera e parë që grupet polifonike u këndojnë politikanëve në Shqipëri. Te mos harrojmë se grupe polifonike shqiptare kanë bërë këngë edhe për presidentin turk Erdogan.

Në tekstin e kengës së sotme thuhej:

I thotë qafa e Skërficës
Luvadhit dhe Gramatesë
Paska dhe male mbi male
Që të çajnë mes për mes.
Tre janë emrat që ja bënë
Këtë dhuratë labërisë
Damjani edhe Balluku
Dhe kreu i qeverisë
Nisën punimet e para
Seneja 2000 e shtatë
Por e sosi Edi Rama
Më pak se gjysëm mandatë
Ti e lidhe labërinë
Me rrugë kryq e terthorë
Kurveleshin me Himarën
Tepelen Kuç edhe Vlorë.
Këtu mezi shkonin trimat
Për Senicë e Taroninë
Tani lidhet me tunelin
Gjirokastra me Delvinë
Mbaso do meren me grupin
Që e mburrëm qeverinë
Kush punon për këtë truall
Këngën labe ka shpërblim

Të Fundit