Vdekja e 53 emigrantëve në Teksas, shoferi i kamionit “nuk e dinte se kondicioneri nuk punonte” – Stop
Bota, Të Gjitha

Vdekja e 53 emigrantëve në Teksas, shoferi i kamionit “nuk e dinte se kondicioneri nuk punonte”

Shoferi i kamionit ku 53 emigrantë vdiqën nga nxehtësia në Teksas nuk e dinte që kondicioneri ishte prishur, thotë një informator.

Sipas dokumenteve të akuzës të paraqitura në gjykatën federale, Homero Zamorano nuk dinte këtë gjë. Zyrtarët thonë se ai u gjet i fshehur pranë kamionit.

Zamorano, 45 vjeç, dhe i dyshuari Christian Martínez, 28 vjeç, akuzohen se i kanë dërguar mesazhe me tekst njëri-tjetrit në lidhje me operacionin e kontrabandës, para dhe pas zbulimit të kamionit.

Një informator konfidencial i qeverisë që punon për Emigracionin dhe Zbatimin e Doganave dhe policinë e Teksasit u tha zyrtarëve se të dy kishin folur pasi u raportuan vdekjet.

Martínez dyshohet se i tha informatorit: “Shoferi nuk ishte në dijeni se njësia e ajrit të kondicionuar ndaloi së punuari dhe ishte arsyeja pse individët vdiqën”, sipas dokumenteve të gjykatës.

Dokumentet shtojnë se informatori dhe Martínez ishin duke qëndruar disa metra larg njëri-tjetrit kur u zhvillua biseda me shoferin.

Zamorano u gjet i fshehur në shkurre pranë kamionit. Zyrtarët meksikanë thonë se ai fillimisht u përpoq të bënte si një nga të mbijetuarit.

Por më vonë ai u identifikua pasi kamerat e sigurisë tregonin momentin kur ai po kalonte kamionin në një pikë kontrolli të Patrullës Kufitare të SHBA në Laredo, Teksas, të hënën. Sipas një kongresmeni të Teksasit, ai kishte pirë metamfetaminë kur u kap.

Të dy burrat përballen me dënimin me vdekje nëse shpallen fajtorë për akuzën për kontrabandë.

Dy burra të tjerë të akuzuar për përfshirje, Juan Claudio D’Luna-Méndez dhe Francisco D’Luna-Bilbao, janë akuzuar për posedim të armëve të zjarrit dhe për qëndrim të paligjshëm në SHBA.

Autoritetet meksikane thonë se gjithsej ndodheshin 67 emigrantë brenda kamionit, ndërsa prokurorët në San Antonio thotë se ndodheshin 64.

Të premten, autoritetet thanë se janë arritur të identifikohen 6 nga 53 viktimat e incidentit të së hënës.

Viktimat deri më tani përfshijnë 27 qytetarë meksikanë, si dhe 14 honduranë, shtatë guatemalanë dhe dy salvadoranë.

Gjithashtu të premten, zyra e Sherifit të Qarkut Bexar filloi hetimin e një kamioni me 18 rrota të braktisur në një zonë banimi vetëm disa milje në veri të vendit ku u gjet automjeti i parë.

Rreth 13 emigrantë u gjetën në kamionin më të fundit, thanë zyrtarët për CBS, partneri i BBC-së në SHBA.

“Paraprakisht, duket se asnjë individ nuk ka pësuar lëndime të mëdha,” postoi zyra e sherifit në Facebook , duke shtuar se më shumë detaje do të publikohen sapo të jenë të disponueshme.

Kontrabanda e njerëzve është një fenomen i madh përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *