Hakmarrja/ Pas ndarjes, 49-vjeçari shkoi në parukerinë e ish-të dashurës dhe i hodhi acid në trup

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Durrës, ku një 49-vjeçar i hodhi acid ish-të dashurës së tij parukerie.

Ngjarja ndodhi në zonën e Plazhit. Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë me dije për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur pas ndarjes së tyre. Mësohet se ish-partneri i saj, shtetasi me inicialet Y.M. pas një konflikti, ka shkuar në biznesin e saj dhe e ka dëmtuar duke i hedhur substancë të dëmshme (acid) në trup.

Për ngjarjen e rëndë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh referuan materialet në Porkurori dhe po punojnë për kapjen e 49-vjeçarit.

Të Fundit