Guximtar Boci nga fajtor ne viktime, manipulimi i dosjes per ngacmuesin seksual-Stop-29 Prill 2021

Në tetor 2016 emisioni “Stop” transmetoi rastin e kreut të Gjykatës së Gjirokastrës Guximtar Boci, i cili i kërkoi favore seksuale një shtetaseje, në këmbim të ndërhyrjes për një proces gjyqësor, që ajo kishte në këtë gjykatë.Por procesi ndaj zotit Boci po manipulohet. Cështja u mor në dorë nga prokurorja e Krimeve të Rënda Pranvera Pustina, e cila tentoi të nxirrte të pastër ish-gjyqtarin.Kjo prokurore ishte në dijeni, që laboratori i Policisë Shkencore nuk ka kapacitet për një akt-ekspertimi të zërit, ndaj duhet ta kishte dërguar audion e publikuar nga “Stop” në një laborator. Linja favorizuese për Guximtar Bocin vazhdon me vëllain e prokurores Pustina, anëtar i KLD-së, Gerd Hoxha. Ai përdori justifikimin e mungesës së akt-ekspertimit të zërit, për të pezulluar hetimin e KLD-së.Si për koicidencë edhe në Fier, cështjen Boci e merr prokurorja Elida Hoxhaj, e cila pa pyetur asnjëherë zonjën e ngacmuar nga Guximtar Boci, apo deshmitaren gjyqtaren Blerta Cibuku, si dhe pa akt-ekspertimin e zërit e pushoi dy herë rradhazi këtë cështje, madje edhe duke gënjyer në ankimin e saj pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.”Stop” kohë më parë bëri vetë një akt-ekspertimi akustik, që provoi, se zëri në regjistrim ishte i Guximtar Bocit, por kjo provë e re, nuk u administrua kurrë.Në të kundërt për dëmin shëndetsor, vlerësuar nga Evald Jaho, Guximtar Boci kërkon edhe dëmshpërblim në vlerën 500 milionë lekë të vjetra.

Të Fundit