Grabitet banka në Athinë, autorët nën kërcënimin e armëve marrin paratë – Stop
Bota, Të Gjitha

Grabitet banka në Athinë, autorët nën kërcënimin e armëve marrin paratë

Një grabitje me armë ka ndodhur në një bankë në qendër të Athinës mesditën e sotme.

Mediat greke bëjnë me dije se dy persona morën një shumë parash nga një bankë në Mitropoleos.

Ata mbanin kallashnikov në duar dhe pas grabitjes u arratisën në rrugicat e zonës.

Forcat e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur arrestimin e tyre.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *