“Danke Angela!”,Merkel e buzëqeshur, Rama i bën dhuratë gjatë vizitës

Vizita e Kancelares gjermane Angela Merkel është pritur ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama teksa sëbashku kanë zhvilluar një takim “kokë më kokë”.

Pas takimit kryeministri Rama e ka nderuar Merkel me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

Merkel është shprehur e nderuar dhe gjatë gjithë kohës është parë e buzëqeshur.

Pritet më vonë që Rama dhe Merkel të kenë një konferencë të përbashkët për mediat.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Rama shkruan: DANKE ANGELA! Kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me Kordonin e madh me yll të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.

Të Fundit