Goditi për vdekje me skaf fëmijën 5-vjeç, autori ish-shef i komisariatit të Himarës

Arjan Tase, ish-shefi i komisariatit të Himarës është drejtuesi i skafit që goditi për vdekje fëmijën 5-vjeçar.

Ngjarja ndodhi ditën e sotëm në plazhin e Potamit.

I mituri ndërroi jetë në vendin e ngjarjes pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Tase është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vetëm 2 ditë më parë, policia tha se ka intensifikuar monitorimet e bregdetit për të mbajtur nën kontroll mjetet lundruese që janë shqetësim për pushuesit.

Të Fundit