Pengmarrja e vajzës nga Durrësi, flet rrëmbyesi: Nuk e mora me forcë, erdhi vetë

Marjus Musaku, autori i cili u arrestua sot për rrëmbimin e Ersida Dyrmishit, nënë dy fëmijëve nga Durrësi ka dëshmuar në polici.

Musaku ka thënë se nuk e mori me forcë 30-vjeçaren dhe se ajo shkoi vetë te ai.

Ai pretendon se e çoi vetë 30-vjeçaren në Komisariat.

“Erdhi me dëshirën e saj. Nuk e kam marrë forcërisht, po erdhi me dëshirën e saj. Po ta kisha marrë me forcë nuk do ta sillja vetë në komisariat. Kemi njohje me njeri tjetrin”, tha Marjus Musaku.

Marjus Musaku është dënuar në të kaluarën për një tjetër pengmarrje.

Arrestimi i 32-vjeçarit u bë pas kallëzimit të shtetasve T. D., 36 vjeç dhe E. D., 30 vjeç (bashkëshorti), banues në Durrës, të cilët mbrëmjen e djeshme kanë denoncuar se shtetasi Musaku ka marre peng 30-vjeçaren, duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një banesë.

Sipas tyre Musaku ka detyruar Ersida Dyrmishin për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Ersida Dyrmishi ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Të Fundit