Gjiknuri: Synojmë President konsensual, të hapur për propozime nga opozita

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri nga Elbasani në një deklaratë për mediat tha se maxhoranca është e gatshme të ulet në tryezë me opozitën për reformën zgjedhore.

“Komisioni i Reformës Zgjedhore është një komision që ka një standard. Asnjë standard të ndjekur nga të gjitha palët, qoftë kur kanë qenë në opozitë, qoftë kur kanë qenë në mazhorancë, që janë rekomandime të ODIHR dhe çështje të tjera që lidhen me amendime të Kodit Zgjedhor. Nëse do të devijohet nga ky objekt është devijim nga gjithë kjo traditë të krijuar nga komisioni bipartizan i Reformës Zgjedhore. Ne jemi të gatshëm, mesazhi është i qartë: Jemi të gatshëm të ulemi në Komisionin e Reformës Zgjedhore për të adresuar të gjithë çështjet e mbetura apo çështje të tjera që mund të dalin për të përmirësuar legjislacionin”, tha Gjiknuri.

Lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri pas përfundimit të mandatit të Presidentit Meta në muajin Korrik, Gjiknuri u shpreh se PS do të jetë e hapur për të marrë edhe propozimet e Partisë Demokratike.
“Ne gjithmonë i kemi qenë qasjes dhe fryma e Kushtetutës është që të synohet një president konsensual. Do të thotë që ne do të jemi të hapur edhe për propozime që mund të vijnë nga opozita, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi hapësirë për njerëz që mund të jenë mbi palët për të gjetur një figurë konsensuale dhe patjetër opozita ka një rol në këtë mes dhe kryeministri e ka bërë të qartë me deklarimet publike”.

Të Fundit