Gjeti çantën plot me ar dhe para, burri i bie rreth e qark qytetit për t’ia kthyer pronarit

Një burrë i cili gjeti një çantë plot me ar dhe para bëri përpjekje të mëdha për të gjetur pronarët që e kishin humbur.

Protagonist i përrallës me fund të lumtur është një tregtar napolitan i quajtur Pino Mobilia.

Sipas historisë së treguar nga këshilltari rajonal i Europa Verde, Francesco Borrelli, napolitani e gjeti çantën në një stol në via Santa Teresa deli Scalzi.

“Brenda kishte kartëmonedha të shumta si dhe sende ari”, tregon Borrelli.

Në fund të çantës ishte edhe një portofol me dokumentet e pronarit.

Në atë moment, tregtari napolitan mori hua një skuter dhe së bashku me një mik arriti në adresën e treguar në dokumente.

Me të mbërritur në vend ai gjeti vetëm një vajzë të bogël e cila thirri prindërit e sj.j Këta të fundit u përgjigjën se nuk kishin humbur asgjë.

Por Pino nuk u dekurajua, i tregoi fqinjëve dokumenti e të zotit të çantës dhe ata e njohën menjëherë duke thënë se bëhet fjalë për një familje të huajsh, punëtorë të ndershëm të cilët ishin larguar prej disa kohësh nga lagja.

Më pas Pino u kthye në vendin ku e gjeti çantën dhe u përpoq të pyeste nëse dikush i njihte këta persona.

Stafi i Postës, i njihte si klientë të rregullt dhe i gjurmoi përmes telefonit.

Familja falenderoi Pinon në momentin që morën çantën mbrapsht.

“Kjo histori – nënvizon Borrelli – thyen shumë nga stereotipet që mbërthejnë qytetin tonë. Një histori që tregon për ndershmëri të madhe, sens qytetar dhe mbi të gjitha respekt ndaj të tjerëve. Vetëm me sjellje respektuese dhe mbështetëse mund të ndërtojmë një Napoli, një shoqëri ndryshe më të mirë”.

Të Fundit