Gjakove/ studioi ne privat, perjashtohet nga konkurimi per edukatore-Stop-24 Qershor 2021

“Stop” ka udhëtuar drejt Gjakovës, sepse Vlora Deliu tregon, se i është mohuar e drejta për të konkuruar për një vend të lirë pune për edukatore kopshti, që komuna Gjakovë zhvilloi në muajin maj. Pretendimi për përjashtimin, ishte se Vlora ka mbaruar studimet në universitet privat dhe sipas ligjit të arsimit të lartë në Kosovë, kjo kategori përjashtohet. Në fakt ky ligj është rregulluar më vonë dhe barazvlerëson Universitetin Shtetëror me atë privat. Vlora Deliu ka kryer studimet Bacelor dhe Master në Kolegjin AAB në Prishtinë për edukatore.
Drejtori i Inspektoriatit të Arsimit në Gjakovë, Gjergj Gojani thotë, se Komuna Gjakovë nuk di të lexojë mirë ligjet, pasi neni, që i referohet është për mësuesit dhe jo për edukatorët.Avokati i Vlorës, i cili ka ngritur edhe një padi për këtë padrejtësi tregon, se në raste të ngjashme, gjykata u ka dhënë të drejtë studentëve.

Të Fundit