‘Gishtin mos ma drejto mua’ kryetarja e bashkisë: Je gazetare se të ishe qytetare e thjeshtë… – Stop
KLIPET

‘Gishtin mos ma drejto mua’ kryetarja e bashkisë: Je gazetare se të ishe qytetare e thjeshtë…

Jemi në shkollën 9 vjecare “5 dëshmorët” në Suk të Roskovecit. Në periudhën gusht-shtator 2022 është zhvilluar një tender për rikonstruksionin e kësaj shkolle në vlerën e 80 milionë lekëve të reja. Në përfundim janë shpallur fituese dy firma B.O.E ASI -2A CO SHPK DHE SHENDELLI SHPK. Në tabelën afër shkollës është vënë njoftimi, por jo data e fillimit dhe përfundimit. Thuhet vetëm, se punimet do të zgjasin 6 muaj. Edhe drejtoresha e shkollës Violeta Cjapi nuk di më shumë, por po përgatit nxënësit për transferim në një tjetër shkollë.Shkolla, ku do të transferohen fëmijët “Ajet Toska” në Suk 2 ka më pak se tre vjet, që është rikonstruktuar, por ka probleme dhe nevojë për ndërhyrje.Ironia është, se kjo shkollë është rikonstruktuar sërish nga e njejta firmë “Shëndelli shpk”. Bashkia thotë, se nuk e ka marrë në dorëzim shkollën, por kjo nuk penguar, t’i japë firmës problematike tenderin e rradhës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *