Foto+Emri/ Vrasja në Kavajë, autori polic, nip i ish-deputetit të PS. – Stop
Të Gjitha

Foto+Emri/ Vrasja në Kavajë, autori polic, nip i ish-deputetit të PS.

Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur në Kavajë.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se oficeri Bledar Toçi, shefi i sigurisë në burgun e Durrësit është vënë në pranga pasi ka qëlluar për vdekje Dritan Haxhollin.

Ai është nipi i ish-deputetit të PS-së, Fatmir Toçi, i cili është edhe pronari i shtëpisë botuese Toena.

31-vjeçari Bledar Toçi, i cili mbante detyrën e shefit të Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit, ka shkuar i pari tek shtëpia e të dashurës së tij, Marsida Qatja.

Më pas, në banesë ka mbërritur edhe Dritan Haxholli, 41-vjeç, i cili për motive xhelozie ka qëlluar me armë shefin e sigurisë së burgut.

Për t’u vetëmbrojtur, Toçi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar 41-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *