FOTO: 62 metra e gjatë, ankorohet për herë të parë në Durrës nëndetësja turke

Është ankoruar në Durrës, për herë të parë nëndetësja turke“TCG Canakkale”. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Autoriteti Portual Durrës njofton se vizita treditore e nëndetëses turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve për shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.

‘Të martën në molin 4 të Portit të Durrësit është ankoruar nëndetësja turke “TCG Canakkala”, e cila ndalet për herë të parë vendin tonë . Vizita 3 ditore e saj, vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.’- shkruan Autoriteti Portual Durrës.

Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë. Gjatë viteve të fundit, Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. 

Të Fundit