Fond dy herë më i madh se në 2017-ën/ Ja sa do të përfitojnë PS, PD e LSI për fushatën zgjedhore – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Fond dy herë më i madh se në 2017-ën/ Ja sa do të përfitojnë PS, PD e LSI për fushatën zgjedhore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot fondin paraprak për partitë politike në Shqipëri sa i takon fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit.

Për Partinë Socialiste janë akorduar 55.8 milionë lekë ndërsa për Partinë Demokratike 33.3 milionë lekë.Ndërkaq kanë përfituar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, për të cilën akordohen 18.9 milionë lekë, ndërsa PDIU do të marrë 5.55 milionë lekë.

KQZ bën me dije se fondi i buxhetit të shtetit për zgjedhjet e 25 prillit është dy herë më i madh se ai për zgjedhjeve e vitit 2017

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *