Fiton te drejten e pensionit por merr vetem 3 vjet! – Stop
KLIPET

Fiton te drejten e pensionit por merr vetem 3 vjet!

Jemi ndalur në Vorë për problemin e qytetarit Osman Picari.Ky i fundit ka hapur gjyq për cështjen e pensionit të tij dhe ka fituar të drejtën ta marrë që nga viti 2008. Por kur shkon ta tërheqë në Postën e Vorës pas 5 vjetësh, që mbaroi kalvarin gjyqësor, nuk i është dhënë shuma e plotë, edhe pse e ka fituar me gjyq.Drejtohemi në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore të Tiranës dhe takojmë kryetaren e degës juridike Monika Shehaj. Zonja Shehaj shpjegon, se afati i parashikuar në ligj për tërheqjen e pensionit të prapambetur, është deri në 3 vjet dhe kjo e ka penalizuar zotërinë, që nuk i ka marrë të plota vitet e punës së tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *