Në emisionin “Stop” ka mbërritur një denoncim nga një shtetas italian Kristian Frisenna, pronar i “Logjistika Portuale Srl” me qendër në Trieste Itali.
Kristian tregon i cuditur, se porti i Durrësit nuk e lejon të hyjë e të ngarkojë mallrat, për t’i transportuar drejt Italisë, pasi i kërkon të pajiset me licencë për pasagjerë. Por anija e tij “Tenerife car” është anije për transport mallrash.
Grupi i xhirimit i “Stop” ka shkuar drejt anijes, që ka 2 muaj, që qëndron e bllokuar, bashkë me ekuipazhin e saj.Kostot e këtij bllokimi janë të konsiderueshme, por të marrim parasysh, se vetëm për energji ajo shpenzon 700 euro në ditë. Gazetari ynë inspekton të gjitha ambientet e anijes dhe duket qartë, se ajo nuk është për transport pasagjerësh, por vetëm për mallra.Kërkesës sonë për shpjegim, Porti, përmes Ministrisë së Transportit, i jep një përgjigje me 4 versione të ndryshme të motivit, se pse është bllokuar anija, asnjëri prej të cilëve nuk qëndron.