Fiton pafajesine drejtuesi i vincit ne Sarande!

Një vit më parë emisioni Stop transmetoi një problem nga Saranda.Në 10 shtator 2015, në këtë qytet u regjistrua një fenomen i rrallë natyror, me një erë me shpejtësi 140-150 km/orë.Nga moti i keq, në Portin e mallrave të Limjonit, ra vinci i madh, që dëmtoi dy peshkarexha.Prokuroria e Sarandës nisi hetimet dhe prokurori i cështjes, Sali Hasa, pushoi cështjen me motivin e pasojave të motit.Por cështja u rihap dhe i njejti prokuror, Sali Hasa, “zhduku” fenomenin natyror dhe e drejtoi akuzën mbi manovratorin e vincit, Elez Mejdani.Nga ana tjetër nga Porti u konfirmua, se Elezi nuk ka qenë në punë atë ditë.Gazetari i Stop takoi prokurorin Sali Hasa, i cili duket, se është kapur nga pala e dëmtuar dhe vendimi absurd i gjyqtares Nevrie Duka.Po sot, pas edhe ngritjes së zërit nga ana e emisionit Stop, drejtësia është vënë në vend për Elez Mejdanin dhe familjen e tij, pasi gjykata e ka zhveshur nga akuzat e bëra nga prokurori Sali Hasa. Pra gjithë provat e faktet e publikuara në “stop” rezultuan në të vërteta dhe vendmimtare për Mejdanin dhe drejtësinë.

Të Fundit