Fier/ Tërhoqi zvarrë qenin e lidhur pas makinës, procedohet 50-vjeçari – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Fier/ Tërhoqi zvarrë qenin e lidhur pas makinës, procedohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është proceduar penalisht në Fier, pasi ka tërhequr me automjetin e tij nga pas një kafshë shtëpiake (qen), duke shkaktuar keqtrajtimin e kafshës e cila ka ngordhu

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Seman, ndërsa reagimi i policisë ka ardhur pas publikimit të rastit në media,

“Në vijim të veprimeve, u procedua penalisht shtetasi F. S., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”, njofton policia.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *