Fier/ Pas aksidentit i autoritetet i marrin dhe i zhdukin dokumentet-Stop-6 Korrik 2021

Për aksidentin, ku është përfshirë shtetasi Fredi Zeqiraj, nga Policia e Fierit na thonë, që brenda ditës së aksidentit, janë cuar materialet dhe veprimet e policisë në prokurori. Por emri i prokurorit, që ka cështjen, mbahet sekret. Në këtë pikë Fredi Zeqiraj mbetet pa patentë, leje qarkullimi dhe motorr, derisa organi i akuzës të përfundojë hetimet, pra 3 deri në 6 muaj.Pas këmbënguljes së emisionit “Stop”, u bë shkresa e kthimit të sendeve të sekuestruara, motorrit dhe dokumenteve origjinale. Motorri iu kthye, por dokumenetet origjinale, jo. Megjithëse bën xhiro sa në polici e prokurori, Fredit nuk i gjenden dokumentet.

Të Fundit