Fier/ Makina aksidenton qytetarin, nuk identifikohet autori i ngjarjes-Stop-6 Korrik 2021

Fredi Zeqiraj në Fier, tregon, se në datën 3 prill 2021, i është ndërprerë rruga nga një makinë e kuqe dhe ka rënë në tokë, duke dëmtuar ligamentin e këmbës së majtë. Drejtuesi i makinës është larguar. Fredi thotë, se i është sekuestruar motorri, patenta dhe leja e qarkullimit,por nuk i jepet informacion për zbardhjen e ngjarjes.Ne komunikuam me punonjësin e policisë, që ka bërë pasqyrimin e aksidentit në vendin e ngjarjes. Sipas tij nuk ka patur asnjë kamera funksionale aty rrotull dhe dosja në prokurori ka shkuar pa një emër autori.

Të Fundit