Fatmir Mediu paraqitet në SPAK, refuzon të japë detaje: U thirra si deklarues – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Fatmir Mediu paraqitet në SPAK, refuzon të japë detaje: U thirra si deklarues

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK, mëngjesin e sotëm.

Mësohet se ai është thirrur për t’u marrë në pyetje lidhur me çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”

Për këtë çështje Mediu është akuzuar për “shpërdorim detyre”.

Marrja në pyetje e Mediut, vjen pasi SPAK i drejtoi kërkesë Kuvendit, ku Mediu thirrej për t’u marrë në pyetje.

Pasi qëndroi në organin e akuzës për mbi një orë e gjysmë, Mediu nuk dha detaje për dëshminë.

U thirrja për një hetim që është në interes të SPAK. Do ruaj konfidencën e dëshmisë. U thirra si deklarues.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *