Eurosig çon padrejtësisht qytetarin në gjyq, Stop zgjidh problemin – Stop
KLIPET

Eurosig çon padrejtësisht qytetarin në gjyq, Stop zgjidh problemin

Një vit më parë transmetuam një ankesë nga qytetari Leonard Nuka. Në vitin 2017 në Bulevardin Blu në zonën e Kamzës, kishin ndodhur dy aksidente e ishin dëmtuar dy automjete. Për këto aksidente akuzohej Leonard Nuka, i cili thotë, se nuk ka as makinë e as patentë, por i kërkojnë të paguajë 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra. Leonardi ynë është nga Berati dhe ka marrë thirrje për gjyq nga kompania Eurosig.Pasi e futëm në rrugën e zgjidhjes problemin, Leonardi na njofton, se sërish e kanë thirrur në gjyq. Ne u drejtuam edhe një herë në kompaninë Eurosig, ku na shpjeguan, se janë ndërruar gjyqtarët për shkak të vettingut, ndaj zoti Nuka duhet të paraqitet edhe në seancën e tetorit 2022, për të pushuar cështjen.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *