Erion Braçe: Se çfarë argëtimi është të rrish 3-4 orë në një karrige në bar, vetëm ata që… – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Erion Braçe: Se çfarë argëtimi është të rrish 3-4 orë në një karrige në bar, vetëm ata që…

Zv.kryeministri Erion Braçe në një postim në rrjetet sociale u ka dalë kundër qytetarëve që rrinë në lokale.

Ai thotë se nuk e kupton se çfarë argëtimi është të rrish 3-4 orë i ulur në karrige në bar, pasi këtë mund ta kuptojnë vetëm ata që arkëtojnë paratë.

“Se cfare argetimi eshte te rrish 3, 3 ore e gjysem, 4, ne nje karrige ne nje vend qe quhet bar, vetem ata qe arketojne parate e dine”, shkruan Braçe.

Ky reagim i Braçes vjen pas përplasjeve të administratorëve të lokaleve në zonën e Lungomares në Vlorë me efektivët.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *