STOP – EMISIONI 28 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 28

Humor politik dhe termi i ri në fjalorin e liderëve!

Në këtë pjesë të programit, trajtohen disa nga “perlat” politike të ditës. Në komisionin e shëndetësisë deputetet albana vokshi dhe klodiana spahiu thanë, se qeveria, parlamenti dhe opozita kanë nevojë për psikolog. Kryeministri rama deklaroi, se bizneset po kërkojnë “kokrra” profesionistë nga koha e enverit. Ndërsa lulzim basha, duke kritikuar reformat e qeverisë e justifikoi këtë duke u shprehur, se “ekonomia është kokëderre”.

Vlorë, pa energji, por me fatura të majme!

Një qytetar në vlorë, temo bushaj ankohet, se nuk ka energji në shtëpi, që pas djegies së boksit të oshee-së. Por paradoksalisht i vijnë nga 3 fatura dhe rezulton debitor në oshee me disa milionë lekë. Pas interesimit të stop, inxhinierët verifikojnë situatën dhe cështja kalon në prokurori për lidhje të paligjshme.

 

Denoncimi i STOP, shkarkohet drejtori i shkollës, në Trebishtë!

Pas denoncimit në emisionin stop të ditës së djeshme, sekreatri i përgjithshëm i mash, plarent ndreca, ka udhëtuar drejt trebishtës në bulqizë dhe ka komunikuar shkarkimin e drejtorit të shkollës. Në këtë pjesë shfaqet shkurtimisht edhe një rikujtim i rastit abuziv me mësuesen-edukatore.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *