Mes motorëve të policisë dhe politikës së ditës!
Në këtë pjesë të emisionit, shfaqen momente “pikante” nga demonstrimi në sheshin “Nënë Tereza” i motorrëve të rinj të policisë së shtetit. Më pas jepen batutat nga politika e ditës, të trajtuara me humor. Në qendër, disa thënie të deputetit socialist, Pandeli Majko.
E rrallë në Trebishtë, edukatore apo mësuese?
Në këtë pjesë trajtohet rasti i një edukatoreje, por që figuron në listë-prezencën e shkollës në fshatin Trebishtë. Mësuesja dhe nxënësit nuk e njohin, por drejtori jep versionin e tij.
“Bilishti Sportklub” në dyert e gjykatës!
Pas materialit të transmetuar në “Stop” mbi financimet e parregullta dhe në kundërshtim me ligjin të “Bilishti Sportklub”, ka reguar kreu i Bashkisë Devoll. Bledjon Nallbati thotë se e ka çuar çështjen në gjykatë.
pse nuk jepen me videot e emisioneve te kaluara sic arkivoheshin me pare
Mir qe video nuk ka por kaluat nga 24 te 27…
Cfar beni?
me duket se jua kane mbledhur, po vihet edhe opozita nen diktat!