STOP – EMISIONI 21 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 21

Kryeministri Rama në Vlorë, inspekton dhe udhëzon për punimet e rrugës!

Kryeministri Edi Rama ishte të shtunën në qytetin e Vlorës, ku inspektoi punimet në rrugën transballkanike. Rama dha udhëzime të arta sesi duhet të jetë rruga, trotuaret, ndricimi dhe pemët.Ndërsa të dielën, shefi i qeverisë vizitoi shtëpinë-muze të shkrimtarit Ismail Kadare, ku sërish tregoi, se libra e dorëshkrime të Kadaresë do të jenë shumë shpejt në këtë objekt.Zëvendëskryeministri Niko Peleshi deklaroi, se nuk do të ketë zgjedhje për kryetarin në kongresin e PS-së të 19 marsit. Mjekët e urgjencës së Tiranës protestojnë për shkrirjen e urgjencës.

 

Kuponët tatimorë nuk jepen në rrethe!

Kuponët tatimorë jepen tashmë për cdo blerje në Tiranë. Por gazetarët tanë kanë konstatuar, se në rrethe situata është e ndryshme. Vëzhgimi ynë sjell realitetin në Shkodër, Lezhë,Vlorë, Fier, Lushnje e Durrës. Po kështu edhe pirja e duhanit, nuk duket të jetë problem nëpër lokalet e rretheve.

https://www.youtube.com/watch?v=RAiVi0gf08I” width=

 

Tekstet shkollore, sa të pakuptueshëm…

Gazetarët e “Stop” kanë realizuar një vëzhgim për cilësinë e teksteve shkollore. Në librat e klasës së parë shpjegohet me fjalën “diagramë”, dhe vetë nxënësit thonë, se nuk ia dinë kuptimin.

Previous ArticleNext Article

3 Comments

  1. Pershendetje,dhe urime per emisionin.
    sherbimi i urgjences ne numrin 127 ka nje ore qe nuk pergjigjet.
    po perpeliten njerezit rrugeve .

    Elbasan

  2. Mos u merrni me kuponin tatimor te fukarenjve qe shesin nga nje pakete cigare, por kontrolloni OSSh (Kesh-in), qe megjithse vjel miliarda, nuk jep kupon tatimor.

  3. O cuna, bombulat e gazit le ti mbushim neper karburante, por te kemi certifikat koaludimi qe tja tregojm dhe jemi ne rregull, mendimi im, flm, suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *