EMISIONI 14

21 janari, 5 vjet më pas, LSI-PS – një raport i keqkuptuar?!

5 vjet nga ngjarja e 21 janarit, kryeministri Rama mbajti një takim në selinë e qeverisë me familjarët e 4 viktimave. Rama foli për reformën në drejtësi dhe reformat ekomike, ndërsa familjarët e viktimave vetëm dëgjuan…

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së kritikoi qeverinë për një raport të fundit të FMN-së. Por kreu i grupit Petrit Vasili tha më vonë se ishte thjesht një qëndrim personal i Luan Ramës. Në mbrëmje ky “keqkutim” i vogël u përmbyll me happy and, një darkë të gjatë Rama-Meta…

 

 

“Rrudhet” bashkia e Prrenjasit! 

Në Bashkinë e Prrenjasit së fundi ka rënë sëpata. Shumë shkurtime janë bërë dhe shumë punonjës janë hedhur në rrugë. Juristja Jonida Avdolli dhe të tjerë, anohen për këtë. Kamera e fshehtë tregon sesi nxirren nga zyra punonjësit, duke “respektuar” kodin etik.

 

Ish-të perndjekurit- të persekutuar edhe sot!  

Gazetarët e STOP, kanë realizuar një material pranë ministrisë së financave, aty ku shfqaqen cdo ditë rradhë të gjata të ish-të përndjekurve politikë. Ata presin të marrin dëmshpërblimet për vitet e burgut. Por shpesh ikin pa i marrë, jo vetëm paratë, por edhe shpjegime.

Të Fundit