Ekonomia bie me 9%, BERZH: Shqipëria me rënien më të madhe në rajon

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon që për 2020 ekonomia shqiptare do të pësojë një goditje të fortë duke rënë me 9%. Në qendër të ecurisë negative është pandemia e koronavirusit që ka goditur sektorët kyc të ekonomisë si turizmi, apo tregtia. Për 2021 BERZH prej një rimëkëmbie prej 4,5%, por kjo shifër është shumë më e ulet se sa parashikimi i mëparshëm i bërë në pranverë ku Banka Europiane për Rindertim dhe Zhvillim parashikonte një rritje prej 12% për ekonominë shqiptare.

Në përgjithësi, eksportet totale të mallrave në shtatë të parat muaji te 2020 ishin 17 përqind më të ulëta në terma vjetorë. Rënia e remitancave, e cila u ul me pothuajse një të pestën në gjysmën e parë të ketij viti kundrejt të njëjtës periudhë të 2019, ka dëmtuar konsumin privat. Nga mesi i vitit 2020 borxhi publik ishte në 80 përqind të PBB-së, 14 pikë përqindje më i lartë se në fund të vitit 2019.

Pritshmëritë e BERZH për rikthimin e rritjes ekonomike vitin e ardhshëm mbështetet në ndikimet që ka procesi i Rindërtimit pas tërmetit të mëparshëm. Por duhet patur parasysh se këto parashikime nuk supozojnë ndonjë ringjallje të madhe të pandemisë.

Të Fundit