Edmond Budina: Teatri do të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë një tjetër kallëzim në SPAK.

Regjisori Edmond Budina, tha gjatë fjalës së tij për mediat e pranishme, se ata duan të bëhet drejtësi.

Budina theksoi se rrugën e nisur ata do e çojnë deri në fund, e kërkesa e tyre është që teatri të ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

“Jemi para një institucioni drejtësie, që nuk po bëhet drejtësi. Duhet vendim ose të shtyhet vendimi ose të shkojnë në gjyq procesi. Ne këtë çështje do e çojmë deri në fund.

Duam drejtësi, ky është një shtet fashist, i udhëhequr nga një krye fashist. Jemi këtu për të thënë për të luftuar këtë mafie. Teatri do të ndërtohet aty ku ishte ashtu siç ishte”, tha Budina.

Të Fundit