Edith Harxhi dorëzon kandidaturën për kreun e PD: Ofroj reformim të thellë

Edit Harxhi tashmë është zyrtarisht një nga kandidatet rivale të Bashës për kreun e PD. Pas dorëzimit të kandidaturës, Harxhi në një dalje për mediat tha se synimi i kësaj kandidature është rikthimi i idealeve të viteve 90 në Partinë Demokratike.

“Shpresojmë që PD të rikthehet në vlerat e konkurrencës së barabartë dhe transparencës. Ky është moment mjaft i vështirë për Shqipërisë që vjen pas humbje së zgjedhjeve. Ajo çfarë unë ofroj është reformim i thellë i PD mbi idealet”, tha Harxhi.

Ndërsa Edvin Kulluri bëri me dije se është dorëzuar një listë kërkesash për zgjedhjet në PD. Kulluri sqaroi se është kërkuar shtyrja e ditës së zgjedhjeve për shkak të kohës së shkurtër.

“Ne kemi dorëzuar sot një kopje të një liste kërkesash. Është në interesin e Bashës dhe PD që përveç datës së caktuar të parakohshme, në këtë kuadër i kemi kërkuar shtyrjen e ditës së zgjedhjeve, një agjendë të përbashkët të kandidatëvëe rivalë, të vërë në dispozicion lista e plota të anëtarësisë së partisë. Kam thirrje për anëtarësinë e PD që të marrin pjesë në zgjedhje”, shtoi më tej Kulluri.

Të Fundit