“E lamë babain ne Kiev”, me lot në sy djali ukrainas tregon largimin nga shtëpia (VIDEO)

Një video e një djali të vogël ukrainas po bën xhiron e rrjetit. I vogli duket teksa flet për largimin e tij nga Ukraina dhe lënien e babait të tij në Kiev.

Ai përpiqet të mbaj lotët kur tregon atë se çfarë ka ndodhur me familjen e tij, e cila është copëtuar tashmë për shkak të luftës.

Në videon e mëposhtme, shihet duke u përpjekur të parandalojë lotët e tij që të mos i bien, duke thënë: “Ne e lamë babin në Kiev”.

Ndër të torta ai tregon se babai i tij duhet të qëndronte për të ndihmuar ushtrinë në luftën kundër forcave ruse. “Babi do të shesë gjëra dhe do të ndihmojë heronjtë tanë, ushtrinë tonë, ai madje mund të luftojë.” Ai vazhdoi duke thënë se “kishim rreth tre orë në këmbë dhe ju na shpëtuat”, duke shtuar se ai “mendonte se do të ecnim për dy ose tre ditë”. Ndërsa fshinte lotët, djali tha: “Mendova se do të ecnim gjithë ditën, por ju na ndihmuat.”

Të Fundit