“E kam mbajtë të sëmurin 1km në kurriz” shoferi i ambulancës tregon kushtet e punës

10 shoferë të 5 autoambulancave në Mirditë ankohen, se prej 4 vitesh nuk paguhen për ditët e pushimeve, festat zyrtare dhe orët shtesë. Së fundmi, në muajin nëntor, drejtori i spitalit, përmes një shkrese u ka premtuar shtesën prej 25% të pagesës. Në krahasim me kolegët e tyre në spitalet e tjera, ata thonë, se kanë humbur cdo muaj të paktën 100 mijë lekë të vjetra. Për të kuptuar së cfarë ka ndodhur kemi mbledhur në një tryezë në Spitalin e Mirditës shoferët e ambulancave, specialisten e pagave, juristen dhe drejtorin Edmond Karrica. Ata japin versione të ndryshme, kur pyeten, se pse nuk është respektuar pagesa e këtyre punonjësve.Së bashku me njërin nga drejtuesit e autoambulancave patëm një bisedë, lidhur me kushtet e punës mjetit, që ai drejton. Ai thotë, se ka 42 vjet punë, por kurrë nuk ka punuar në kushte më të këqija, duke filluar nga uniforma, pagesa dhe mjeti, që është kthyer në rrangallë e mezi con të sëmurët deri te dera e spitalit.

Të Fundit