Dy ditë pasi morën vaksinën “Pfizer”, infektohen me Covid Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve dhe…

Dy ditë pasi morën vaksinën “Pfizer” kundër koronavirusit, Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër, Arjanit Muho dhe financierja Klodiana Qirushi janë infektuar me Covid.

Pas vaksinës ata kanë shfaqur simptoma dhe i janë nënshtruar tamponit dhe kane rezultuar pozitiv.

Më herët u raportua se edhe mjeku Pëllumb Pipero u infektua pasi mori dozën e parë të vaksinës.

Në qytetin e Gjirokastrës ka aktualisht 220 raste aktive, ndërsa 8 raste janë të hospitalizuara në infektivin e Tiranës.

Të Fundit