Durrës/ Peshkatarët gjejnë trupin e pajetë të një gruaje.

Një trup i pajetë është gjetur këtë mëngjes nga peshkatarët rreth 6 milje nga Bishti i Pallës. Mësohet se trupi është i dekompozuar dhe dyshohet se i përket një gruaje.

Trupi i pajetë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve, të cilët kanë qenë duke peshkuar në 70 metra thellësi, në det.
Ngjarja ka ndodhur 6 milje nga Bishti i Pallës, ndërsa sipas këqyrjes paraprake, rezulton që trupi ka një kohë të gjatë në ujë. Ndërkohë, Policia Shkencore ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës.

Të Fundit