Nuk merr dot bonusin e bebeve, Stop zgjidh problemin!

Pak kohë më parë kryeministri rama njoftoi, se 2019-ta do të ishte vit ogurmirë për nënat e reja, të cilat sillnin një jetë një bebe, pasi qeveria do të akordonte “bonusin e bebeve”.Nëse një nënë sjell në jetë fëmijën e parë, do të përfitojë 400 mijë lekë bonus, nëse sjell në jetë fëmijën e dytë, përfiton 800 mijë lekë bonus, dhe nëse sjell në jetë fëmijën e tretë përfiton 1 milionë e 200 mijë bonus.Një grua, që kërkon të mbetet anonime, ka treguar, se më 21 korrik të 2019-ës lindi fëmijën e 3-të, dhe sipas “bonusit të bebeve”, i takon 1 milionë e 200 mijë lekë. Por fëmija ka ardhur në jetë me një burrë, që vuan dënimin me burgim të përjetshëm.Partneri ka kërkuar, që t’i japë atësinë, madje ka bërë kërkesa dhe prokura, por Njësia 5 nuk e ka pranuar prokurën. Pas kërkesës së fundit, më dt 20 shtator bëhet akti i njohjes së fëmijës, dhe direkt zonja aplikoi për bonusin e bebeve, por i thonë, që ka kaluar afati me dy ditë.Drejtoria e Burgjeve e ka vënë në dijeni Njësinë 5, që kjo e fundit të përshpejtojë procedurën, por një gjë e tillë është neglizhuar.Pas insistimit të gazetares së “Stop” dhe kominikimit mes njësisë 5 dhe drejtorisë së burgjeve, zonja denoncuese arrin të përfitojë atë që i takon, bonusin e bebes, që ka sjellë në jetë.

Të Fundit