Durrës/ Nusja futet gjatë natës në shtëpinë e ish-vjehrrës dhe e bën për spital – Stop
Lajme, Të Gjitha

Durrës/ Nusja futet gjatë natës në shtëpinë e ish-vjehrrës dhe e bën për spital

Një 30-vjeçare me iniciale K.M. është shpallur në kërkim nga policia pasi gjatë orëve të natës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës duke e bërë për spital.

Për pasojë kjo e fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës bënë shpalljen në kërkim të shtetases K. M., 30 vjeçe, banuese në Armathë, Durrës, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës është futur me forcë në banesën e ish-vjehrrës së saj dhe e ka goditur atë me sende të forta, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”,-njofton policia.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *