Dorëheqja e Helidon Bushatit, Basha vendos Alibeajn drejtues në qarkun e Shkodrës

TIRANË

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur Enkelejd Alibeajn drejtues politik të qarkut Shkodër duke vlerësuar se ky qark ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD.

Teksa falënderon Helidon Bushatin për rolin e tij, Basha shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.

Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.

Të Fundit