Mirela Kumbaro: Lumi i Vjosës dhe lugina e Shalës janë shpallur zona të mbrojtura natyrore – Stop
Lajme, Të Gjitha

Mirela Kumbaro: Lumi i Vjosës dhe lugina e Shalës janë shpallur zona të mbrojtura natyrore

Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka dhënë një lajm të mirë duke treguar se lumi i Shalës dhe i Vjosës janë shpallur zona të mbrojtura natyrore në nivelin “Park Kombëtar”.

Mirela Kumbaro: Dua të theksoj një gjë të rëndësishme, me këtë proces rishikimi kemi jo vetëm përditësim të atyre që kishim, por kemi edhe shpallje të zonave të reja, siç është konkretisht lumi i Vjosës. Dua të theksoj se ëhstë një kontribut i përbashkët, apo siç është Lugina e Shalës dhe kështu ne shkojmë në dy zona të reja të mbrojtuara në nivelin “Park Natyror”. Kemi gjithashtu edhe një lajm të mirë edhe shpalljen e parkut “Alpet e Shqipërisë” ku kemi një organizim të disa hapësirave të copëzuara më parë, siç ishte Thethi, Valbona, duke i përfshirë në një territor më të gjerë. Sot, kemi rreth 21 për qind të territorit të Republikës së Shqipërisë pjesë e kategorive të ndryshme, një aset kombëtar. Nuk mjafton kaq, gjithë koncepti shkon për menaxhimin më tej të këtyre zonave, por sidomos dhe me strategji që do të jenë të koordinueshme./tvklan.al

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *