Do korruptonte policin me 50 euro, pranga 41-vjeçarit në Portin e Durrësit

Një 41-vjeçar është arrestuar në Portin e Durrësit pasi tentoi të korruptonte një punonjës policie.

I arrestuari N. G., banues në Mirditë, ka dorëzuar dokumentet për të udhëtuar jashtë Shqipërisë drejt Italisë, të cilat ishin të pamjaftueshme në bazë të kritereve të vendosura nga vendet e tjera, për shkak të COVID-19.

Punonjësi i Policisë pasi i ka bërë me dije shtetasit N. G. se nuk mund të udhëtonte për shkak të mosplotësimit të kritereve, ai i ka dhënë përsëri pasaportën me një kartëmonedhë të prerjes 50 euro në brendësi të saj, me qëllim shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme.

Tashmë mbi 41-vjeçarin rëndon akuza “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të Fundit