Digjet ‘Benz’-i në Shëngjin, kapet autori. Çfarë thotë policia

Një automjet është djegur ditën e sotme në Lezhë. Ngjarja ndodhi në Shëngjin rreth orës 13:05. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit me inicialet E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë.

Të njëjtat burime theksuan se pas hetimeve, u shoqërua në polici një 19-vjeçar. Shtetasi me inicialet M.P., banues në Shengjin, dyshohet të jetë autori i zjarrëvënies së automjetit.

 Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit