Dialogu, Rama: Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës

KryesoreDialogu, Rama: Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës
Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU << Publikuar në : 21:58 - 27/09/21 | Kryeministri Edi Rama shprehet se Serbia duhet të kërkojë falje për pasojat që shkaktoi gjatë luftës në Kosovë, teksa thekson se e vetmja mënyrë për të rritur bashkëpunimin në rajon është Ballkani i hapur. Sipas Ramës, Ballkani i Hapur i hep fund mosmarrëveshjeve në rajon si dhe rrit mundësinë për krijimin e një tregu të përbashkët, duke u përkthyer në më shumë të ardhura për shtetet. “Që Serbia duhet të kërkojë falje nuk ka diskutim. Çështja është kur dhe si e kërkon faljen…Do e kërkojë duke qëndruar neve në mënyrë pasive dhe pritur faljen, apo do e kërkojë në një proces? Nuk ka ku shkon pa kërkuar falje, por falja vjen si përfundim i marrëveshjes, jo si prezumim i marrëveshjes se kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e marrëveshjeve. Ballkani i hapur e ndalon njëherë e përgjithmonë riprodhimin e historisë për arsye të politikave të brendshme të një vendi. Me Ballkanin e hapur ngelen pas të gjitha këto dhe nuk merret njeri me targa. Ne kërkojmë një hapje të mundësive për bizneset që të bëjnë biznes. Duhet të rrisim hapësirat e mirëqenies së njerëzve. Ballkani i hapur është procesi i Berlinit i marrë përsipër nga ne vetë. Mendoj se dialogu me Serbinë është shah dhe nuk është boks. Kosova mbetet peng i atij boksi. Kjo është shah. Kosova e ka fituar luftën, shqiptarët e fituan. Serbët e humbën, del një gjeneral aty kloun që t’i japë zemër bijve të të mundurve.”, pohoi kryeministri.

Të Fundit