Von der Leyen: Shqipëria progres në drejtësi, tani është koha që… – Stop
Lajme, Të Gjitha

Von der Leyen: Shqipëria progres në drejtësi, tani është koha që…

Pas pritjes në Pallatin e Brigadave, me ceremoni shtetërore nga kryeministri, Edi Rama, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi një takim me kreun e qeverisë shqiptare.

Në një postim në Twitter, Von Der Leyen u shpreh e kënaqur që e niste turin e saj në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria teksa theksoi se e ardhmja e vendit tonë është në BE.

Gjithashtu ajo përmendi reformat në fushën e drejtësisë, për të cilat tha se Shqipëria ka dhënë rezultate.

“E kënaqur që nis vizitën time në Ballkanin perëndimor nga Shqipëria: Mesazhi im është i qartë: E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian qëndron i palëkundur nga ky zotim. Me progres të mirë në reformat e gjyqësorit, është e qartë që Shqipëria ka dhënë rezultate. Tani është koha që BE të bëjë të njëjtën gjë”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *