Deputetja e PD ndan videon: Shumica e demokratëve e braktisën Berishën – Stop
Lajme, Të Gjitha

Deputetja e PD ndan videon: Shumica e demokratëve e braktisën Berishën

Deputetja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ka publikuar një video të momenteve të 8 janarit, ku shfaqet ish-kryeministri Berisha dhe protestues që thyej dyert e selisë blu.

Bashkëngjitur me videon ajo shkruan se gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës.

Pampuri shkruan se shumica e demokratëve e refuzuan dhunën dhe braktisën Berishën e grushrin e mercenarëve që u ngarkuan për shkatërrimin e PD.

“Gënjeshtrat nuk e mbulojnë dot të vërtetën në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, ato thjesht dëshmojnë se nuk ka asnjë pendesë, por vetëm një plan të qartë për të shkatërruar Partinë Demokratike. Shumica dërrmuese e demokratëve e refuzuan dhunën, duke e braktisur Berishën dhe grushtin e mercenareve që u ngarkuan për shkatërrimin e të vetmes forcë politike që mund të sjellë ndryshimin në Shqipëri”,-shkruan deputetja e PD.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *