Çuçi për kriminalitetin: T’ia lëmë matematikës, ulëm numrin e vrasjeve

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka thirrur sot në interpelancë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, kriminalitetin dhe emigracionin e paligjshëm.

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Çuçi foli me shifra për të treguar se siç tha, falë punës së policisë së shtetit, kriminaliteti në vend ka ardhur në rënie.

“Në 2006 kishim 87 vrasje me numër viktimash 95. Në 2008 ishin 88 vrasje me dashje me 93 viktima. Në 2011 kishte 124 vrasje me dashje me 142 viktima, në 2013 107 vrasje me dashje dhe 124 numër viktimash. Ndërsa në 2014-2018 nis një rënie e numrit të vrasjeve. Deri në 2021 që kemi ulur në 61 numër vrasje me 66 viktima. Janë statistika jo opinion. Kemi dhe 8 mujorin tani 36 vrasje me dashje me 41 viktima. E kemi gjetur në 2012 me 126 dhe tani kemi 61, pra më shumë se përgjysmuar”, tha Çuçi.

Të Fundit