Brace: ”I infektuari i 6-të ishte vetëm për disa orë në Milano” – Stop
Të Gjitha

Brace: ”I infektuari i 6-të ishte vetëm për disa orë në Milano”

Zv. kryeministri Erion Braçe ka zbuluar detaje rreth 31- vjeçarit që importoi në Shqipëri koronavirusin nga Milano e Italisë. Braçe thotë se ai kishte qëndruar vetëm disa orë në Milano për të vizituar dajën e shtruar në spital.
Braçe ironizon duke thënë se dashuria me madhe për njëri- tjetrin e përhap me qejf koronavirusin por nga ana tjetër i bën apel të gjithë shqiptarëve që vijnë nga Italia apo çdo zonë e saj të vetkarantinohet në shtëpinë e tij për të shpëtuar veten dhe njerëzit e afërm.

STATUSI I ERION BRAÇES

“NJEREZ NESE KENI QENE NE ITALI DY JAVET E FUNDIT RRINI NE SHTEPI!
MOS DILNI! MOS SHKONI NE KAFE A RESTORANTE!

INFEKTONI TE TJERE KESHTU!

Ky virus shfrytezon fort menyren tone te jeteses;
E DIME MIRE, NE JEMI POPULL SHUME SOCIAL, “BEHEMI SHUME” ME NJERI TJETRIN!

I infektuari i 6-te eshte nje dale i ri qe ka shkuar vec per disa ore ne Milano,
“per te pare dajen e shtruar ne spital atje”!!!!!!!!!! Vec kaq pak eshte dashur!

Pastaj dashuria e madhe per njeri tjetein ketu e perhap me qef virusin!

Ndaj,
NESE KE QENE NE ITALI, VETEKARANTINOHU!
RI NE SHTEPINE TENDE!
SHPETON VETEN DHE GJITHKEND QE DO!”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *